Sekuestrohen 115 kg marijuanë në kufi, në pranga dy shqiptarë

Sekuestrohen 115 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek. Mbrëmjen e sotme në urën e Aretisë në Kallpaq, pranë Kakavijës policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e 115 kg lëndë narkotike në një automjet, ndërsa ka arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë si posedues të saj, përkatësisht 27 dhe 28 vjeç. Autoritetet policore të shtetit helen kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.