Bregu: Pushteti i medias duhet të forcohet me lirinë brenda tij

Është zhvilluar në hotel “Tirana” seminari për lirinë e medias dhe lirinë e Fjalës në kuadrin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Integrimit.Në fjalën e saj, ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar se sfidë për mediat mbetet përmirësimi i standarteve, etika, forcimi i lirisë brenda mediave dhe përcjellja e lajmit sa më të vërtetë.Bregu ka çmuar kurajën e gazetarëve, edhe pse puna e tyre prodhon lajme të pakëndshme edhe për politikanët."Gazetarët përballen me sfida që ndikojnë drejtpërsëdrejti me lirinë e tyre.  Mediat përballen me sfidat për të transmetuar një lajm të vërtetë. Por sot sidomos diskutimi për lirinë e medias për vendet aspirante në BE, nuk limitohet me lidhjet qeveri-media, apo ndërhyrja e politikanëve, qeveria ndërton politika, ndërsa vijën e hollë që ndan qëndrimin profesional, lirinë e brendshme nuk e vendos qeveria por drejtuesit e mediave. Pushteti i medias duhet të forcohet në lirinë brenda tij” tha Bregu.Ministja Bregu gjithashtu ka deklaruar se mazhoranca aktuale ka bërë gjithacka që media të jetë e lirë dhe e pavarur ndërsa ka shtuar se gazetarët nuk penalizohen më për gjërat që shkruajnë.“Në emër të medias së lirë qeveria ka ndërmarrë reforma të mëdha. Që nga vitit 2005 asnjë procedim ndaj gazetarëve. Janë bërë ndryshime në kodin penal për shpifjen. Të tilla vendime e inkurajojnë lirinë e medias”, shtoi Bregu.Ndërsa ministri i inovacionit Genc Pollo e ka cilësuar lirinë e medias si një hallkë kryesore dhe të domosdoshme të funksionimit të demokracisë në vend.Ministri Pollo ka theksuar ndryshimet dhe rregullimet ligjore për një media me standarde, duke kujtuar se sot asnjë gazetar nuk dënohet për atë që shkruan per qeveritaret.“Beteja për të përmirësuar këtë liri mbi standardet e demokracisë vazhdon e nuk ndal për sa kohë funksionon sistemin demokratik dhe është prioritet i qeverisë”- tha Bregu, duke numëruar mediat që funksionojnë sot në vend, duke theksuar se “media ndërton hapur opinione pro ose kundër pa ndikim nga qeveria dhe shpresojmë edhe as nga politikanët” shtoi Pollo.Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi theksoi se liria e medias dhe fjala e lirë është jetike për integrimin e vendit .Ai shtoi se liria e medias dhe ajo e fjalës mbeten të rëndësishme për Bashkimin Europian ndërsa kërkoi bashkëpunimin e të gjitha palëve për ta bërë të mundur lirinë e medias.“Liria e medias dhe ajo e fjalës janë të rëndësishme për demorkatizimin e Shqipërisë.   Duhet angazhimi i të gjitha palëve për lirinë e medias” tha ambasadori Sequi.