Noka: Zgjedhjet e lira, sfida e Ministrisë së Brendshme

Ministri i brendshëm Flamur Noka ka deklaruar sot se sfida e Ministrisë së Brendshme për vitin 2013 është procesi zgjedhor, proces të cilin do e përmbushë me transparencë për zgjedhje të lira.Ndërsa ka bërë analizën vjetore të ministrisë së brendshme, Noka theksoi se gjatë vitit që lamë pas janë përmbushur me sukses një sërë reformash."Lufta kundër trafikut të qënies njerëzore ka qënë një nga sukseset e Ministrisë së Brendshme gjatë vitit që lamë pas. Shqipëria vazhdon të mos jetë vend tranzit për trafikimin e qënieve njerëzore.  Në qershori 2012 viktimave të trafikimit iu është mundësuar një trajtim mjekësorë falas me një vendim të këshillit të ministrave” tha Noka.Noka theksoi më tej se mosvotimi i 3 ligjeve nga ana e opozitës është një devijim i qëllimshëm për mos marrjen e statusit të vendit kandidat.