Rama publikon numrin e celularit: Shkruani në SMS emrin dhe adresën tuaj

Kreu i PS-së, Edi Rama publikon numrin e tij të celularit për gjithë ata që duan të komunikojnë në mënyrë direkte me të.Postimi është bërë sot në profilin e kryesocialistit  Edi Rama në rrjetin social “Twitter”.“Nëse doni të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me mua, shkruani në SMS emrin tuaj dhe adresen e emailit në numrin 0662030272”-shkruan Rama.