Tepelenë, i gjenden armë në banesë, arrestohet 55-vjeçari
Pas grabitjes së autobuzit me pasagjerë, Policia e Tepelenës po vijon intensivish kontrollin e banesave për të sekuestruar armët e zjarrit dhe municionet luftarake.Kështu gjatë kontrolleve të shumta të bëra në fshatin Mamaj të rrethit Tepelenë, ka rezultuar se në banesën e shtetasit Luan Bërxhi 55 vjeç, u gjetën një sasi municionesh luftarake si dhe dy armë të ftohta.Sipas policisë në banesën e 55-vjeçarit u gjetën 148 copë fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm, 520 copë fishekë luftarakë model 56 si dhe dy bajoneta.Menjëherë pas gjetjes së armëve polica ka bërë të mundur arrestimin e 55 vjeçarit I cili akuzohet për veprat penale të "Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", si dhe "Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve të ftohta".Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.