Malltezi përgenjështron Ballën: Mashtroi publikun, avokati im ishte në seancë

Jamarber Malltezi ka përgenjështruar deklaratën e sotme të deputetit Taulant Balla, për mospjesmarrje të palës paditëse në procesin gjyqësor të mbajtur sot në Gjykatën e Tiranës. Sipas Zotit.Malltezi, Balla mashtroi publikun e gjerë, ndërsa faktet janë publike nepermjet faqes se internetit te Gjykates se Tiranes nga e cila provohet lehtesisht se perfaqsuesi ligjor i paditesit Jamarber Malltezi sot ka qene prezent dhe pjesemarres ne seancen e procesit kunder Taulant Balles per shpifje."Disa media pasqyruan sot reagimin e deputetit Balla i cili me paturpesi i tha publikut se pala paditese nuk kish qene sot ne gjykate e per pasoje ishte shtyre seanca. Mashtruesi nuk heq dot dore nga vesi i tij edhe kur faktet jane publike nepermjet faqes se internetit te Gjykates se Tiranes nga e cila provohet lehtesisht se perfaqsuesi ligjor i paditesit Jamarber Malltezi sot ka qene prezent dhe pjesemarres ne seancen e procesit kunder Taulant Balles per shpifje. Seanca eshte zhvilluar normalisht ne prezence te te dy paleve ku Balla eshte njohur zyrtarisht me padine per shpifje. Pjesemarrja e perfaqsuesit ligjor ne proces mund te verifikohet nga kushdo ne proces-verbalin e seances i cili afishohet ne faqen e internetit te gjykates”shprehet ai.Më tej Malltezi sqaron se Balla ka qene prezent se bashku me avokatin e tij dhe eshte perballur me avokatin e tij dhe per rrjedhoje eshte fare i ndergjegjshem per genjeshtren qe artikulon para shqiptareve.“ Por as kjo genjeshter dhe as te tjerat qe thote, nuk i bejne pershtypje sepse genjeshtra eshte ne natyren e tij dhe te shefit te tij. I bejme thirrje zotit Balla te vijoje te vije ne cdo seance te ketij procesidhe te mos fshihet pas genjeshtrave te tij" përfundon Jamarber Malltezi.