Grabitja në Dibër të Madhe, “maska” që u vra ishte nga Elbasani

Identifikohet një nga autorët e grabitjes së dy argjendarive në Dibër të Madhe, i cili mbeti i vrarë gjatë përleshjes me njërin nga pronarët. 35-vjeçari nga Elbasani Miljan Elezi u gjet i vdekur në mjetin “Land Rover”nga policia e Dibrës, në kufi me Maqedoninë.Mbishkrimet mbi foto, japin të dhëna mbi identitetin, moshën dhe vendbanimin. Policia maqedonase thotë se viktima u gjet në makinën e braktisur në zonë njohur me emrin Livadhet e Mireshit, në afërsi të kufirit shtetëror ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.Mbi këtë fakt ka dyshime të forta se autorët e tjerë që morën pjesë në ngjarje, kanë hyrë në Shqipëri për të humbur gjurmët, megjithëse atë ditë autoritet maqedonase bllokuan kufirin.Aktualisht trupi ndodhet ende në ambientet e morgut të qytetit të Dibrës së Madhe, ndërsa ekspertët mjeko- ligjorë kanë kryer ekzaminimet përkatëse mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes ë tij.Më 29 korrik, Elezi, së bashku me 5 persona të tjerë, të cilët janë ende të paidentifikuar grabitën 18 kilogram flori nga një argjendari në Dibër të Madhe. Sulmi të cilit pronarët e argjendarisë iu përgjigjën me armë la një viktimë që besohet se është shqiptari 35 vjecar dhe diisa të plagosur, mes të cilëve pronari I argjendarisë dhe një taksist që besohet se ishte marrë peng nga autorët e grabitjes.