Gjoba fiktive qytetarëve, në gjyq Bashkia Fier dhe kompania e parkimit

Fier- Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy zyrtarë të lartë të Bashkisë së këtij qytetit të akuzuar për shpërdorim detyre.Kërkesa për gjykim është dërguar nën të njëjtën akuzë edhe për Bashkinë Fier si person juridik, administratorin e një shoqërie private dhe 4 punonjës të kësaj shoqërie, si edhe vetë personin juridik "International Parking 2011", të akuzuar për "Mashtrim".Sipas Prokurorisë, këta shtetas dhe persona juridik akuzohen se, në mënyrë flagrante, kanë lejuar dhe kanë kryer veprime që u kanë sjellë dëme të mëdha ekonomike qytetarëve të shumtë, duke u vendosur gjoba të pajustifikuara drejtuesve të automjeteve për parkim në zona të ndryshme të qytetit të Fierit.Hetimi për këtë çështje ka nisur nga kallëzimet që kanë dorëzuar një numër i madh shtetasish, kryesisht nga qytete të ndryshme jashtë Fierit, të cilët pretendojnë se kanë qenë të detyruar të paguajnë gjoba mbi 10.000 lekë të reja për "parkim të gabuar", sipas arsyetimit që iu është dhënë atyre nga përfaqësuesit e kompanisë "International Parking 2011", e cila ka një kontratë me Bashkinë Fier për parkingjet në qytet.Nga hetimi ka rezultuar se, si nga ana e përfaqësuesve të Bashkisë Fier, të ngarkuar me monitorimin e kësaj kontrate, ashtu edhe nga ana e përfaqësuesve të kompanisë private, është abuzuar në mënyrë të dukshme me qytetarët.Sakaq të pandehur janë:- Themion Mile, Drejtor i Transportit dhe Liçensave Profesionale, Bashkia Fier- Arben Doko, Drejtorisë së Financës, Bashkisë Fier- "Bashkia Fier", Person Juridik- Florim Kajolli, administrator i shoqërisë "International Parking 2011"- Mikel Shani, përgjegjës në shoqërinë "International Parking 2011"- Nikollaq Prifti, punonjës, "International Parking 2011"- Ermal Xhaferraj, punonjës, "International Parking 2011"- Edmond Çipllaka, punonjës, "International Parking 2011"- "International Parking 2011", Person Juridik