Nishani ok ligjit për administratën shtetërore dhe 4 të tjerëve
Dekretohen 5 ligje nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Në njoftimin e faqes zyrtare të Presidencës, bëhet me dije se në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë është dekretuar shpalljen e ligjit nr. 90/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore". Po kështu Presidenti ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 89/2012 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin "Për përgatitjen, reagimin dhe bashkëpunimin ndaj incidenteve të ndotjes nga lëndët e rrezikshme dhe të dëmshme (OPRC - HNS), 2000""; shpalljen e ligjit nr. 91/2012 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9190, datë 7.7.2003 "Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar"; shpalljen e ligjit nr. 92/2012 "Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", të ndryshuar" si dhe shpalljen e ligjit nr. 93/2012 "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit për bashkëpunimin ligjor dhe gjyqësor në çështjet penale".