INTERVISTA Muhaxheri: Çdokujt që tradhton do t'ia prisja kokën
Lavdrim Muhaxheri, kosovari 25 vjeçar që publikoi në rrjetin social Facebook, foto të prerjes së kokës(dekapitimit) të një irakiani., i kontaktuar nëpërmjet internetit Muhaxheri konfirmoi ekzekutimin e të riut irakian duke u ‘shfajësuar’ se kishte vepruar sipas rregullave të luftës. Në një bisedë të pazakontë dhe me shkëputje në internet me të, sigurisht të korrektuar në gjuhë, ai ka dhënë detaje mbi ngjarjen që bëri shumë sensacion në të gjitha mediat ndërkombëtare ndërsa me kursim ai ofron dhe detaje mbi atë që sipas tij ndodh në shtetin Islamik të ISIS-t, duke deklaruar se hebrejtë dhe të krishterët nuk vriten por mbrohen, por në këmbim të një takse të harruar…Lavdrim, fotoja e juaj duke vrarë dhe dekapituar një të ri irakian ka bërë xhiron e të gjitha mediave të botës. Pse e bëtë këtë veprim kaq ekstrem?Ai djalë ishte 19 vjeç dhe ka ndihmuar ushtrinë e Malikit (Nuri al Maliki, kryeministri irakian.red), që të spiunohen muxhahidat (luftëtarët muslimanë.red) dhe të bien në dorën e shijave. Ai kishte tradhtuar 12 muxhahida e tani ata muxhahidat vetëm se janë në dorën e Malikit, të burgosur ose ekzekutuar. Ishte shpallur tradhtar me ndonjë vendim gjykate?Ai është kapur si spiun dhe dispozita në Kur’an për atë që tradhëton muslimanët është ekzekutimi. Çdo kriminel dhe spiun i qeverisë së Malikit, merr dënimin e merituar. Mua më akuzojnë se kam prerë kokën e një njeriu? Po nuk kam bërë asgjë më tepër se sa ushtarët e UÇK-së në kohën e luftës. Fotot e këtyre krimeve të UÇK-së i kam nxjerrë dhe në Facebook-un tim me i pa gjithë bota. Le të themi të vërtetën, çfarë do kishin bërë ushtarët e UÇK-së nëse do kishin kapur rob personin që u jepte informata serbëve? Po e përsëris. Armiqtë tanë janë dhe në Kosovë edhe nëpër botë. Enisi, Shefqeti, Gëzimi, Arifhikmeti, Gazeta Express, Shijat, Saudia, Kuvajti, Rusia, Sahavatet,OKB, CNN, BBC, Assadi, Sissi janë bashku me një zë kundër Hilafetit Islamik por nuk e kuptojnë të mjerët që All’llahu i ndihmon muxhahidat kundër shirkut dhe kufrit. Secili le ta analizojë veten nga cila palë është se pala e Dexhallit (Antikrishtit.red). Pse nuk flasin hoxhallarët e financuar nga Saudia për atë se në burgjet e Saudisë ndodh diçka me e tmerrshme sesa prerja e kokës. Një prej torturave që ndodh në këto burgje është se muxhahidave dhe Dijetarëve, më falni shprehjen, në anus iu futen gjarpërinj. Për këtë çështje heshtin se iu ndalen financat me fol kundër Al Selulit të Saudisë.Ju jeni pjesë e shtetit islamik që ka shpallur ISIS në Irak dhe gjetkë. Çfarë ndodh aty? Si funksionon jeta e përditshme? Si silleni me të krishterët?Aty jetojnë të krishterë dhe çifutë dhe asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar. Përkundrazi, ata janë marrë në mbrojtje në këmbim të taksës së xhizjes. Kjo taksë për të krishterët dhe çifutët është rreth 80 dollarë amerikanë në vit, për persona beqarë apo në martesë. Ndërsa pas kësaj, ISIS, veç ruajtjes së jetës u garanton atyre edhe lirinë e besimit duke iu vendosur qoftë edhe roje të armatosur nëpër kisha dhe sinagoga.A ka pasur momente kur jeni penduar që i keni hyrë kësaj rruge? A besoni se keni mbështetës apo urrejtës në Kosovë e Shqipëri? Çfarë hierarkie ka tamam në rradhët tuaja aty?Nuk përgjigjem! (Ndërsa pak minuta më vonë mbërriti ky mesazh i fundit prej tij)Shteti Islam është mirë i organizuar dhe lufton me masonizmin e djallëzuar. Shteti Islamik do të zgjerohet me lejen e All’llahut dhe Shteti Islam ka mesazh deri tek çdo i bardhë, i zi, i verdhë dhe pa marrë parasysh ngjyrën dhe kombin të mos u besojnë lajmeve që u transmetojnë mediumet e korruptuara perëndimore, të kontrolluara nga masonizmi dhe sionizmi çifut. Të merren dhe lexohen librat e mësimit dhe besimit islam, akides së pastër selefite dhe mos të japin paragjykime ndaj Shtetit Islam ngase lufta globale është duke ndodhur ndaj Shtetit Islam.Dhe kam mesazh për muslimanët shqiptarë në trojet kudo që janë, a vallë nuk u mësuat me tradhëtitë e shkijeve shqipfolës të cilët çdo herë u bashkuan me Pjetër Bogdanin dhe Gjergj Kastriotin duke masakruar muslimanët vetëm se dëshmonin “La Ilahe Ilallah”? Dijeni se krenarinë dhe trimërinë populli shqiptar e ka vetëm prej Islamit; sa bukur që ka thënë Omeri: Ne jemi një popull që Allahu na ka ba krenar me Islamin dhe kush e braktis do të jetë i nënçmuar. Kini frikë Allahun o populli jem, kthejuni fesë juaj dhe mos u bëni vegël e mediumeve duke ua shpëlarë trurin.Kjo është e gjitha, nuk të shkruj më.Marrë nga gazeta "Dita"[caption id="attachment_336625" align="alignleft" width="699"]
Lavdrim Muhaxheri[/caption][caption id="attachment_336627" align="alignleft" width="960"]
Shqiptarë në Siri[/caption][caption id="attachment_336628" align="alignleft" width="960"]
Luftëtarë të ISIS-it[/caption]