Artan Lame refuzon mandatin e Ermonela Felajt

Vendimi i papritur i Ilirjan Celibashit për t'u dorëhequr për arsye personale dhe profesionale nga posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe emërimi në këtë detyre i deputetes Ermonela Felaj, është shoqëruar me një tjetër ndryshim në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.Në bazë të një vendimi të marrë që në fillim të qeverisjes nga Kryeministri Edi Rama se postet ministrore do të jenë të ndara nga tao të deputetëve, pritet që Felaj me nisjen e sesionit të ri parlamentar të dorëzojë mandatin e deputetit.Kështu në bazë të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, me largimin e Felaj, e cila është deputete e qarkut të Beratit, mandati duhet t'i kalonte kreut aktual të ALUIZNI-t Artan Lame.Por burime nga PS konfirmojnë për TemA-n se Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t ka refuzuar marrjen e mandatit të deputetit dhe sipas listës emërore mandati i Felajt i kalon Anila Agalliut, po në qarkun e Beratit.Në këtë mënyrë pritet që Agalliu do të jetë kështu deputetja më e rë e Partisë Socialiste që do të zërë vend në Parlament duke filluar nga sesioni i ardhshëm në shtator.Po kështu në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar anëtarëve të kabinetit qeveritar që ende vijojnë të mbajnë mandatet e deputetëve ti dorëzojnë ato. Mes ministrave që ende nuk kanë dorëzuar mandatin e deputetit janë Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati .Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter