Durrës, vonohen pagesat e invaliditetit, në kulmin e vapës, edhe fëmijët e paralizuar presin

Durrës – Një familje me dy vajza të vogla binjake të paralizuara është detyruar të zërë dyert e Prefekturës së Durrësit dhe institucioneve të tjera shtetërore në kulmin e vapës për të kërkuar pagesën e invaliditetit për dy vogëlushet.Ashtu si kjo familje, me dhjetra invalid të qytetit, me mjetet e tyre, trokasin dyerve të shtetit për të marrë atë që u takon, pagesën e vonuar prej muajsh.Nëna e dy vogëlusheve e shreh hapur dëshirën e saj për t’i parë vajzat të arsimohen, sepse siç tha ajo, “ato mendjen e kanë tamam”, por duket se pamundësia ekonomike dhe veçanërisht, mungesa e një mjeti transporti, e bëjnë më të rëndë situatën për prindërit dhe shumë më të vështirë, jetën e vogëlusheve të tyre.“Vetëm ne si prindër e dimë këtë hall, askush tjetër nuk beson, - tha nëna e dy vogëlusheve binjake për gazetarin Llambi Kallço. - Kam pasur nevojë për një makinë për t’i çuar e për t’i marrë nga shkolla, sepse rruga është shumë e vështirë. Kur i çoj, “dërrmohen”, për shkak të rrugës. Këto vajza mendjen e kanë tamam, pse të mos mësojmë?!”Kurse babai i dy vogëlusheve, sërish duke synuar arsimimin e fëmijëve, gjen mundësinë nëpërmjet kameras të kërkojë ndihmë: “Kush ka mundësi, të na ndihmojë me një mjet transporti. Nuk e duam luksoz, jo, por sa t’i çojmë e t’i marrim nga shkolla.”Ashtu si këta prindër me fëmijët, që presin paratë e invalidetit për të përmbushur sadopak kërkesat e të dy fëmijëve, fatkeqësisht invalidë, të tjerë persona me aftësi të kufizuara mbajnë radhën në institucionet shtetërore të Durësit duke pritur pensionin që nuk dihet pse iu vonohet e nuk iu jepet, pikërisht, këtyre, më të pamundurve.ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_335707" align="alignleft" width="640"]binjake invalide durres Dy vajzat binjake invalide[/caption]Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter