Berat, Kosovë-Shqipëri, “bashkë” për shqipen, trajnohen mësuesit e diasporës

Berat-Me një koncert artistik janë pritur në qytetin e Beratit mësues të mësimit plotësues nga diaspora, të cilët do të jenë pjesë e një seminari tre ditorë.Seminari i dhjetë mbarëkombëtar me mësuesit e mësimit plotësues është organizuar nga dy ministritë e arsimit, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë dhe synon të risë bashkëpunimin mes mësuesve mbarë shqipëtar.Gjatë tre ditëve nëpërmjet workshopeve në këtë seminar do të shkëmbyen përvoja dhe modele të mësimdhënies, gjithashtu do të krijohen lidhje të reja bashkëpunimi midis institucioneve arsimore të dy vendeve shqipfolëse.