Tiranë, INUK vijon aksionin, shemben 5 objekte në Selitë

Tiranë- INUK ka vijuar me aksionin për shëmbjen e objektëve në zonën e Selitës ku do të ndërtohet Unaza e Re e kryeqytetit.Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar këtë proces po e zhvillon në disa faza, ndërhyrjet po bëhen në objekte apo shtëpitë ku pronarët janë shpronësuar.Këtë të premte u shëmbën 5 objekte ndërsa INUK bënë të ditur se do të jetë sërish të hënën në aksion për shëmbjen e objekteve të tjera. Në total në këtë zonë dhe rreth saj pritet të prishen rreth 300 objekte në total por ndërhyrja do të bëhet hap pas hapi, shpronësimi, marrja e shpërblimit monetar dhe më pas shëmbja e tyre.INUK shprehet e vendosur për të vijuar në këtë proces për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re, si arterie kyresore e lëvizjes në Tiranë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter