Rruga e Kombit, masa të forta për të shmangur aksidentet

Kukës-Fluksi i madh i qarkullimit të automjeteve në segmentin Morin-Kukës-Kalimash dhe anasjelltas, ka bërë që të shtohen në maksimum masat kundër incidenteve dhe aksidenteve nga patrullat e përbashkëta, Kosovë-Shqipëri.Ekspertët e policisë po patrullojnë non stop 24 orë në 24 gjithë gjatësinë e rrugësqë këtë periudhë ka një trafik të rënduar, duke qenë se mijëra shtetas kosovar i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet e verës.Që nga fillimi i muajit Korrik, ka nisur patrullimi i përbashkët i policive rrugore, të Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim evitimin e aksidenteve rrugore në këtë sezon turistik.Kjo marrëveshje do jetë në fuqi deri në 31 Gusht, dhe është një proces që ka nisur prej 5 vitesh.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter