Mati kundër reformës, Ulza dhe Bazi s’duan bashkim me bashkinë e Burrelit

Mat-Banorët e dy komunave Baz dhe Ulëz, kanë protestuar duke bllokuar rrugën nacionale Burrel-Tiranë për të kundërshtuar ndarjen e re territoriale. Sipas tyre reforma territoriale, nuk i shërben këtyre komunave.Në mbështetje të banorëve ishte edhe kryetari i PD dega Mat, Alfred Ahmetcenaj i cili u shpreh se protestat do të vazhdojnë edhe pse reforma është miratuar në parlament.Banorët e zonës perëndimore të Matit kërkojnë që dy komunat në fjalë Baz dhe Ulëz, të bëhen një njësi e vetme vendore dhe jo t’i bashkohen bashkisë së Burrelit./ex/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter