Ethet hemoragjike nuk zhduken, studimi i virologëve: Potenciali i rrezikut në Shqipëri është i madh
Tirane- Rreziku që vjen nga ethet hemorragjike në Shqipëri mbetet i vazhdueshëm dhe vetë qytetarët duhet të kujdesen për të kapur në kohë sëmundjen.Ata nuk zhduken me një të goditur. Profesor Dr. Kristaq Bërxolli thotë se banorët duhet të bëjnë kujdes nga kontakti me rriqnet e kafshëve dha nga kafshimi i miut të kuq.Rasti i fundit në Shqipëri është ai i infektimit nga kafshimi i miut të kuq të një 32-vjeçari në Kalanë e Dodës.“Këto sëmundje janë vërejtur që nga veriu deri në jug të Shqipërisë. Meqënëse shkaktarët janë të lidhur me situatën ekologjike, niveli dhe koncentrimi i tyre ëshë faktor kryesor për përhapjen e sëmundjes. Në kushtet e përshtashme ku zhvillohen riknat, mundësia e infektimit të këtyre riknave është e madhe dhe mundësia e përhapjes së sëmundjes është e madhe”, tha ai.Por virologët thonë se pacientët janë më të shumtë, po ashtu edhe potenciali për tu prekur nga viruset.“Ethet hemoragjike shkaktohen nga ato që quhen riknat dhe nga kafshët dhe ethet hemoragjike që shkaktohen nga minjtë që trasmetojnë virusin që e mbajnë në organizmin e tyre dhe shkaktojnë ato që quhen ethet hemoragjike me sindromën renal apo me shenja të veshkave dhe grupi tjetër me shenja të dëmtimit të mushkrive”, tha ai.Virolog Bërxolli nga pedagogë në Universitetin Bujqësor të Kamzës tha se dy janë kategoritë që të çojnë drejt prekjes së etheve hemoragjike.Nga ethet hemoragjike preken banorët në zonat malore që janë në kontakt me kafshët, por ashtu edhe familjet e varfëra ose ushtarakët në repartet e tyre, ku jo gjithmonë bëhet dezinfektimi për miun e kuq.“Virusin miu e realizon mes disa mënyrave, përmes kafshimit apo duke ndotur ushqimet e nëpërmjet pështymës dhe jashtëqitjes. Kjo sëmundje është në zona të varfra. Nga kjo sëmundje preken më shumë dhe ushtarët, që nuk njohin terrenin”, tha ai.Vitologu ka bërë një studim, ku në të theksohet se shërbimet shëndetësore me atë veterinar duhet të bashkëpunojë për të shmangur pasojat tek njerëzit.Ndërsa për simptomat, mjekët thonë se në rast se një pacient ka skuqje të lëkurës, hemoragji nga hundët, goja apo veshët duhet patjetër të shkojë tek mjeku sepse ethet hemoragjike çojnë në vdekje.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter