Reforma Territoriale, Hajdaraga: Bojkoti i opozitës është diktaturë e pakicës
Një ditë pas votimit në Kuvend me 88 vota të Reformës Territoriale, ish ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga u shpreh se domosdoshmëria e kësaj reforme lë pas copëzimin e madh dhe burokracinë e dembelosur në vendin tonë.Ai shprehu keqardhje për bojkotin e opozitës në Parlament dhe e quajti një lloj diktature të pakicës.“Opozita po rri në pozita kokëforta”, tha ai, ndaj nuk kurseu vërejtjet, pasi sipas tij reformat bëhen për Shqipërinë dhe jo persona të veçantë.“Sukses i rendësishëm i mazhorancës, e cila arriti të hartoj dhe të kaloj në parlament me një shumicë prej 88 votash një paketë ligjore. Reforma ishte e vonuar, një vend si i yni me ndarje prej 390 njësish. Copëzim shumë i madh dhe një burokraci e dembelosur, shpenzime fondesh që kanë prodhuar një mish mash në Shqipëri. Kjo reformë e cila kaloi mes debatesh, besoj se ishte e nevojshme dhe kam besimin se do japi impakte pozitive. Në gjithë këtë gjykim më vjen keq qe nuk mori pjesë opozita që u vetpërjashtua. Nuk e di me çfarë justifikimesh do dali, sepse gjithe ketë kohë u mjaftua me deklarata për shtyp. Më bëri përshtypje ajo që tha Fino, që ishte propozuar që nënkryetar i komisionit të ishtë Berisha. Kjo do ishte e rendësishme, sepse kjo nuk bëhet për parti, ndaj duhet një oponencë”, tha ai.Në një intervistë për RTV Ora News me gazetarin Edvin Peçi, Hajdaraga diskutoi edhe bilancin 300 ditor të punës së qeverisë nga kryeministri Rama.“Ajo që më la përshtypje të keqe ishte ajo “mire u takofshim pas 300 ditëve”, tha ai. Sakaq politologu kujtoi që qeveria nuk mund të bëj dy kalendarë, duke kujtuar këtu edhe analizën e qeverisë dhe dikastereve për buxhetin e vitit 214. Unë po kujtoj një gjë, që ne nuk bëjm dot dy kalendarë, një kalendar 300 ditor dhe një shtetëror. Pas tre muajsh do bëhët analiza e qeverisë dhe dikastereve në parlament, është buxheti shifror i 2014”, tha ai.Më tej ai bëri një përmbledhje për situatën politike në vend. Dhuna në Parlament, tha ai nuk përbën justifikim për bojkotin e opozitës. Sipas Hajdaragës, nëse dy forcat kryesore politike nuk bëhen bashkë, “do mungojë një nga vertebrat e shtyllës kurrizore të vendit”.“Diktaturat e shumicës dhe diktaturat e pakicës nuk i vlejnë më këtij vendi. Nga pikëpamja politike nuk mund ta flasim për nota pozitive. Opozita u vetpërjashtua nga proceset e diskutimit dhe parlamenti u kthye në arenë përleshjesh personale. Një pjesë e madhe komisionesh u bojkotuan, një pjesë e seancave përfunduan në rrahje dhe fyerje personale. Nuk ka një justifikim, nuk mund të largohet opozita për rrahje deputetësh, kjo ndodh në të gjithë botën. Ajo duhet të marri pjesë, spese kjo nuk bëhet për parti politike, por bëhet për vendin. Duhet që shteti të funksionojë dhe të jetë shteti i ligjit, duhet të bëhen bashkë, nëse nuk bëhen do i mungoj një nga vertebrat e shtyllës kurrizore”, tha ai.Lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë, Hajdaraka tha se ajo është më e rendësishmja pas reformës territoriale. Sipas tij reformimi është i nevojshëm për funksionimin e shtetit.“Reforma e dytë e rendësishme eshtë reforma në drejtësi. Ajo duhet bërë me konsensus, duhet të marri pjesë opozita. Ajo duhet të marri pjesë, sepse kjo nuk bëhet për parti politike, por bëhet për vendin. Nuk them që janë gjithë gjyqtarët e korruptuar,por r eforma bëhet për të bërë sistemin e pavarur, korrekt, ligjor. Nëse s’ka sistem ligjor, shteti nuk respekton ligjet. Duhet që shteti të funksionojë dhe të jetë shteti i ligjit”, tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter