Mësimi që Papa po i jep Europës me ardhjen në Shqipërinë
Dom Gjergj Meta, kleriku i Kishës Katolike tregon arsyet se përse Papa Francesku zgjedh të vizitojë Shqipërinë. Në një intervistë për “Natën Vonë” në RTV Ora News, ai u shpreh se Papa do t’i tregojë Europës se për të “Shqipëria është një vend europian dhe i përket asaj shpirtërisht”."Është një mesazh dhe për Europën, për t’i thënë që ndoshta për ju është vetëm një kandidat i largët për të qenë Europë, por "për mua është vend europian dhe unë vizitën e parë do e bëj në Shqipëri", tha ai.Përballë moderatores Jonida Shehu, Meta tha se Papa Francesku ka një kujtesë të veçantë ndaj realitetevë larg qendrave. Sipas tij Papa Francesku konsideron qendra të vërteta periferitë e Europës që anashkalohen nga vëmendja e madhe.Ndër të tjera ai thekson edhe bashkëjetesën fetare që ekziston në vendin tonë, duke e cilësuar si modelin më të mirë europian.“Papa Francesku u inpostua që në fillim si Papa i periferive, si Papa që ka një kujtesë të veçantë ndaj realiteteve që janë pak larg vëmendjes së qendrave. Nëse për qendrat, duam të quajmë vendet e pasura, klasat e larta, vendet e zhvilluara, ato realitete që edhe vet realiteti mediatik nuk i lejon që të filtroje dhe të kalojë para tyre. Një shembull: ne kemi një muaj që kaluam Kampionatin Botëror. Pamë një Brazil me drita, me pallate, ndriçim, por ka edhe një Brazil tjetër, të varfër që vuan për bukën e gojës. Brenda kryeqytetit janë ato lagje me varfëri të tejskajshme. Mos të harrojmë se për Kampionatin Botëror janë përgatitur apartamente me shtëpi publike me vajza edhe minorene, për një turizëm seksual për tifozët që do vinin. Papa thotë që “qendrat e vërteta janë këto periferi që anashkalohen nga dritat dhe prozhektorët e mëdhenj”. Në këtë kuptim ,duke ditur që Shqipëria hyn në ato vende periferike të Europës, tani falë miqve tanë dhe punës së bërë në 23 vjet morëm statusin kandidat, për tu afruar me Europën por mbetemi një vend periferik. Dhe nuk është pa domethënie që vendin e parë në Europë, Papa zgjedh Shqipërinë. Nuk do shkoj në Gjermani, do vij në Shqipëri. Është një mesazh dhe për Europën, për t’i thënë që ndoshta për ju është vetëm një kandidat i largët për të qenë Europë, por për mua është vend europian dhe unë vizitën e parë do e bëj në Shqipëri. Për të thënë që Shqipëria jo vetëm gjeografikisht i përket Europës, por dhe shpirtërisht i përket Europës”, tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter