Përfitimet për nxitjen e punësimit, Veliaj: Do investojmë edhe 5 mln dollarë
Gjirokastër-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ka zgjedhur të vizitojë në Gjirokastër, një prej bizneseve fasonë përfitues nga fondi i nxitjes së punësimit, që vetëm pak kohë më parë rrezikonte falimentimin.3000 shqiptarë janë sot jashtë skemës së personave punëkërkues falë efektivitetit të fondit të nxitjes së punësimit tha ministri, ndërsa njoftoi se prej fillimit të vjeshtës 5 milion dollarë do të shkojnë në ndihmë të biznesit fason dhe fondit të punësimit.“Ishte një biznes i cili prej vëzhtirësive ekonomike të 8 viteve të fundit ishte detyruar të mbyllej përkohësisht, të linte shumë njerëz pa punë dhe më vjen mirë që u gjet një formulë që Fondi i Nxjitjes së Punësimit realisht e ndihmoi biznesin lokal. Duke filluar nga vjeshta ne do të vëmë dhe 5 milionë dollarë të tjera për Fondin e Nxitjes së Punësimit ekskluzivisht për biznesin fason”, tha Veliaj.Turi i takimeve të ministrit Veliaj “Punë e mbarë” që ka për qëllim të tregojë përfitimet e fondit të nxitjes së punësimit nisi udhëtimin e vet nga Gjirokastra për t’u shtrirë më tej në të gjithë vendin.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter