Shkodër, zv.ministri Çuni: Ndarja e re territoriale do të sjellë bum investimesh

Shkodër- Duke përshëndetur votimin në parlament të reformës administrativo-territoriale, zv/ministri i Kulturës Zef Çuni ndan një qëndrim krejt tjetër me atë që kanë shprehur më herët zërat kundër kësaj reforme.Ai thotë se kjo e fundit nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në kulturën e vendit, e aq më pak në traditat dhe zakonet e zonave specifike.Nga ana tjetër, Çuni shton se fondi në tërësi do të njohë rritje dhe kjo do të ketë impakt pozitiv në këtë drejtim.Lidhur me aktivitetet kulturore për sezonin, Çuni sqaron se në total janë miratuar që në qershor rreth 100 projekte.Shtatori pritet të jetë një muaj intensiv për institucionet e kulturës të cilat do të dorëzojnë projektet e reja në dikasterin përkatës, duke pritur miratimin e tyre.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter