PD pret veprim nga Rama: 22 ditë nga kërcënimet dhe Ndoka ende në Kuvend
Tiranë - Partia Demokratike ka denoncuar sërish sot, heshtjen e Kryeministrit lidhur me akuzat e ngritura prej saj ndaj deputetit të PS-së Arben Ndoka dhe i ka kujtuar se ende pret përgjigje, edhe pse tashmë u bënë 22 ditë.Deputeti Gerti Bogdani deklaroi nga selia e PD-së se "Edi Rama ka 22 ditë që hesht, duke manifestuar me kryeneçësi se përgjegjshmëria dhe llogaridhënia nuk janë aspak tiparet e tij. 22 ditë më parë ai vuri në skenë goditjen fizike dhe kërcënimin me jetë të deputetit të PartisëDemokratikedhe pas këtij akti banditesk që detyroi opozitën të braktisë parlamentin, për të shmangur kurthin e gjakderdhjes, Edi Rama nuk tha asnjë fjalë.Nuk tha asnjë fjalë kur botërisht u vërtetua se instrumenti i tij i dhunës, është përfaqësues i botës së krimit. Dokumentat e bëra publike nga Partia Demokratike, provuan se Arben Ndoka, është dënuar për trafik prostitucioni dhe rrrëmbim personi."Bogdani theksoi në fund të fjalës së tij se Rama nuk mund të fshihet nga kjo papërgjegjshmëri pas paradave me ngjyra të tij.ar.sh/Oranews.tv