Omonia zbut Dulen përballë Ramës, për koalicionin vendosim pas vapës së gushtit
Pas miratimit të ndarjes se re territorial, ka qenë Organizata minoritare OMONIA, e cila për kundër deklaratave parlajmëruese të Vangjel Dules, i ka kërkuar Partise Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, të mos nxitohet dhe të ngrirje zyrtarizimin e dorëheqjeve të përfaqësuesve të saj në poste të larta Qeveritare, duke ja lënë këtë një momenti të dytë.Kërkesa është bërë gjatë një mbledhje të kryesisë të organizatës OMONIA, ku të pranishmë kanë qenë përfaqëuses të lartë të PBDNJ dhe Kryetarë te Komunave të Minoritetit Grek.Burime te Ora News, brenda mbledhjes konfirmuan se zyrtaret e PBDNJ që mbajnë poste të larta qeveritare shprehen gadishmerinë për tu dorëhequr duke shënuar në këtë mënyre "divorcin" zyrtar të kësaj partie me mazhorancen.Por mësohet se fati i bashkëpunimit do të vendoset në shtator, pas një mbledhje të gjerë të përfaqësuesve të minoritetit grek. Pavaresisht kësaj, organizata OMONIA ka denocuar klimën jo demokratike që sipas tyre mbizotëroi gjatë diskutimit të Reformës në Parlament.Gjithashtu nuk kanë kursyer dhe akuzat e drejtëpërdrejta për kryeministrin Edi Rama , ku sipas tyre retorika e tij në seancë parlamentare zbuloi që Qeveria vazhdon të mbetet peng e praktikave të shkeljes së të drejtave të njeriut për minoritetet dhe karakterizohet nga mentaliteteve nacionaliste dhe totalitare të së kaluarës.Ne regimin zyrtar, kryesia e OMONIAS, kujdeset për të falenderuar deputete që mbrojten intaresat e tyre, por në të njëtën kohë atakojne deputete minoritare që votuan variantin qeveritare te reformes.Theksohet mbështetja pa asnjë ekuivok për qëndrimin e Vangjel Dule, Kryetarit të PBDNJ, gjatë diskutimit të projektligjit, por dhe deputetit Vangjel Tavo për pozicionimin e tij, ndersa shpreht keqardhjen për qëndrimin e deputeteve të tjerë minoritarë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter