Zonat arkeologjike të Gjirokastrës, rindërtim në 3D i relievëve të trashëgimisë kulturore

Gjirokastër- Fotografi dhe filmime ajrore në parqet arkeologjike të Gjirokastrës si Adrianopoli, Frashtan, Jorgucat dhe Kalaja e Gjirokastrës janë realizuar nga specialistët italianë të shoqërisë italiane "Dronesense" me ndihmën e mjeteve fluturese të telekomanduar tip Dron që përdoren në Shqipëri për herë të parë.Nisma ka për qëllim evidentimin e relieveve ajrore në të gjithë zonën arkeologjike që do të shërbejnë edhe për rindërtimin në 3D të tyre.Sipas specialistëve italianë, kjo është një teknikë bashkohore për realizimin e filmimeve dhe fotografive nga ajri të objekteve të trashëgimisë kulturore.Fotot e nxjerra kanë mundësi përpunimi për të nxjerrë një foto tjetër, në një model digital 3D dhe të gjitha këto shrebejnë për të dokumentuar metrikisht gërmimet.Teknika e përdorur nga ne, dokumenton më së miri trashëgiminë tuaj kulturore.Ne jemi një firmë italiane që merremi edhe me vlerat artistike, përveç kësaj pune tepër teknike, ne bëjmë edhe filmime të tilla si xhirime mbi kështjella apo pika të tjera turistike, me qëllim për t'i bërë të njohura në botë.Të pranishëm në Gjirokastër prej vitit 2005, kërkimet dhe studimet arkeologjike të specialistëve italo - shqiptarë kanë kontribuar jo vetëm në njohjen dhe vlerësimin e pasurisë kulturore dhe arkeologjike në luginën e Drinos, por edhe në rijetëzimin e qyteteve antike të Adrianopolit dhe Antigonesë në shërbim të zhvillimit të turizmit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter