Greva e ish të përndjekurve, Halimi raporton në komision

Që prej vitit 2009 qeveria ka dhënë për ish të përndjekurit politikë rreth 65 milion dollarë. Ndërsa ka raportuar sitautën e dëmshpërblimit për këtë shtresë të shoqërisë, ministri i drejtësisë Eduart Halimi tha se gjatë kësaj kohe kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit 11 759 ish të përndjekur ndërsa është dhënë kësti i dytë për ata të cilët janë mbi 65 vjeç.Pas raportimit të situatës, deputetët e opozitës , të cilët e thirrën në seancë dëgjimore ministrin e drejtësisë nuk kanë bërë asnjë pyetje sa i përket këtij raporti. Pas komisionit deputeti socialist Pandeli Majko tha se opozita nuk u la të komentohet sa i përket raportit ndërsa deklaroi se qëllimi ishte që të reagonin për grevën e ish të dënuarëve politike përfaqësueist e ekzekutivit.Greva e urisë së ish të dënuarëve politikë ka hyrë tashmë në ditën e 25 ndërsa gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e rëndohet.Ata këmbëngulin se protesta e tyre ka vetëm kërkesa ekonomike dhe kërkojnë dëmshpërblimin financiar për vitet në burgjet e diktaturës komuniste.