Niset drejt Italisë për kurim shefi i krimeve të Burrelit Musa Skura
Komisar Musa Skura ka nisur udhëtimin e shërimit drejt Italisë, megjithëse gjendja e tij shëndetësore e ka shtyrë për më shumë se dy orë lëvizjen drejt klinikës San Xhovani në Foxhia.Nata ka sjellë një situatë më të vështirë për shefin e krimeve të Burrelit i plagosur gjatë një përplasje me një bandë të armatosur dhe kjo ka vënë në pikëpyetje për disa momente transportimin e tij jashtë vendit.Megjithatë pas 2 orësh pritje, mjekët rreth orës 11.00 kanë stabilizuar situatën shëndetësore të Skurës dhe më pas është transportuar me ambulancë deri në Rinas ku priste avioni sanitar i ardhur nga Italia që në 08.45 minuta të mëngjesit.Stafit mjekësor i janë dashur rreth 20 minuta për të bërë lëvizjen nga ambulance në avion, pasi gjendja kritike e oficerit të policisë kërkonte kujdes maksimal.Skura, 48 vjeç, oficer karriere në policinë e shtetit, babai i tre fëmijëve do të kurohet nga një staf i specializuar në klinikën San Xhovani të Foxhias ku pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale.Musa Skuraj u qëllua me tre plumba gjatë një përplasje me një grup të rinjsh në fshatin Suç të Burrelit dhe mbeti i plagosur rëndë. Mjekët kanë konfirmuar se atij i është dëmtuar plotësisht njëra veshkë, shpretka, pankreasi dhe stomaku.Ndërkohë Policia e Shtetit njoftoi dje se ka arrestuar autorët e dyshuar të plagosjes shtetasit; Fitim Hashim Alla, 19 vjeç, banues në fshatin Rripe të rrethit Mat dhe Vilson Petrit Milkurti, 18 vjeç, banues në fshatin Suç, të rrethit Mat.Po kështu policia tha se në afërsi të vendit të ngjarjes, janë kapur e shoqëruar edhe 2 autorë të tjerë të dyshuar, Edison Sinan Lleshi, 18 vjeç dhe shtetasi me inicialet A. Ll., vjeç 15, që të dy nga fshati Dom, rrethi Mat.Ndërkaq, është shpallur në kërkim shtetasi Riza Xhemal Barçi, drejtues i mjetit furgon përmes të cilit është transportuar municioni luftarak, i cili do të shitej më pas.Sipas policisë është ngritur edhe një grup i posaçëm hetimor, me pjesëmarrjen e ekpertëve nga Drejtoria për Krime të Rënda në Policinë e Shtetit, ekspertëve të Policisë Shkencore, si dhe strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda.