KQZ i përgjigjet FRD për buxhetin: Nuk keni mandate, s’mund të përfitoni

Fryma e Re Demokratike nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti, pasi fondet për partitë politike ndahen sipas ligjit në raport me deputetët e fituar në zgjedhje.Ky ka qenë shpjegimi i dhënë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas akuzës së sotme të FRD e cila akuzoi KQZ se po përjashton FRD-në nga përfitimet e ligjshme.Më tej KQZ sqaron se sipas vendimit të datës 1 gusht 2009, FRD nuk ka marrë pjesë në zgjedhje si parti politike dhe rrjedhimisht kjo parti nuk ka përfituar mandate sipas vendimit të mësipërm.Kështu që FRD nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti.Më herët Partia “Fryma e Re Demokratike” shprehu shqetësimin e saj në lidhje me një praktike të re abuzive që sipas saj është duke u zhvilluar në KQZ lidhur me përjashtimin e FRD-së nga përfitimet e ligjshme që parashikon Kodi Zgjedhor për partitë parlamentare.Sekretari për Çështjet Zgjedhore në FRD, Ervin Karamuço theksoi se sipas nenit 2 pika 12 e Kodit Zgjedhor, çdo parti politike që posedon të paktën një vend në Kuvend ka të drejtën të përfitojë çdo atribut që i njihet nga ky kod lidhur me financimin partiak, prezencën e tij permante pranë KQZ-së, përfshirjen e saj në strukturat e tjera zgjedhore etj.Sipas sekretarit të FRD-së këto veprime po afirmojnë një strukturim të marrëveshjeve okulte nga dy partitë e vjetra lidhur me ndarjen abuzive të pushtetit që synon deformimin e vullnetit të zgjedhësve dhe të zhvillimit të një gare të pastër politike.