Itali, tre shqiptarë tentojnë të arratisen nga burgu i Algherit, kapen nga policia

Vazhdojnë skenaret e arratisjeve të shtetasve shqiptare në burgjet e shteteve fqinjë ku vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale.Rasti konkret ka në qendër tre shqiptarë të cilët kanë tentuar të arratisen nga burgu Algheri i Italisë, por aventuara e tyre është ndërprerë në mes, pasi janë gjurmuar dhe kapur menjëherë nga policia.Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe sic bën me dije policia italiane tre shqiptarët u munduan të zbrisnin murin e burgut me një litar, por janë kapur menjëherë nga forcat e policisë.