Trashëgimia kulturore në rrezik, ekspertët: Po humbasim veprat dhe vlerat shekullore

Bashkë me humbjen e vlerave të trashëgimisë kulturore po humbasim edhe identitetin e kishave shqiptare. Këmbana e alarmit vjen pas vjedhjes dhe shkatërrimit të afreskëve të Onufrit në Kishën Shën e Premte në Elbasan.Sipas historianit Auron Tare cënimi i veprave të artit nëpër këto objekte kulti është një faktor shqetësues, pasi humbet edhe identiteti i kishave të ndertuara nga popullsi autoktone shqiptare shekuj më pare.Sipas Tares, vjedhja dhe shkatërrimi i afreskëve të Onufrit tashmë është një pjesë e humbur e trashëgimisë kulturore, e cila nuk do arrijë të ribëhet më. Ato e kanë humbur origjinalitetin dhe nëse do të gjenden do të jenë thjesht një kopje e restauruar.