Grabitja e autobuzit në Tepelenë, arrestohen 2 vëllezër
Policia e Tepelenës ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të grabitjes me armë të autobuzit të linjës Sarandë Tepelenë.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Babush dhe Melsen Ruçi, përkatësisht 32 dhe 25 vjeç të cilët akuzohen se të mëngjesit e datës 14 janar kanë grabitur një autobus me pasagjerë në aksin rrugor Tepelenë- Krahës.Sipas policisë dy vëllezërit, të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri Kallashnikov i kanë dalë përpara autobuzit të linjës Sarandë- Tiranë me targë SR 6941 B, që drejtohej nga shtetasi Sokol Bërxhaj dhe pasi kanë qëlluar me armë në pjesën e sipërme të xhamit të parë të shoferit , duke i kërkuar drejtuesit të autobuzit që të ndalonte dhe tju që tju jepte lekët e biletave dhe lekët pasagjerëve që kishin me vete.Drejtueii i autobuzit u ka mbledhur pasagjerëve rreth 30 mijë lekë të cilat ua ka dhënë dy shtetasëve të maskuar që qëndronin tek dera e autobuzit nga jashtë të cilët më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.Nga e shtëna me armë në xhamin e parë të autobuzit është plagosur lehtë në fytyrë nga cilflat e xhamit një pasagjer pa asnjë rrezik për jetën i cili ka vijuar lëvizjen në drejtim të Tiranës së bashku me pasagjerët e tjerë.Sipas policisë në banesën e vëllezërve Ruçi në fshatin Mamaj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automatik Kallashnikov model 56 dhe70 copë fishekë luftarak model 56, një sasi lënde narkotike në formën e boçes e futur në një qese plasmasi si dhe një sërë materialesh ndërtimi të vjedhura në një zdrukthtari, në një magazinë , në një gomisteri si dhe në një banesë në rrethin e Tepelenës dhe në Gjirokastër, sende që kapin vlerën prej 5 mijë euro.Ndërkohë ndalimi i dy vëllezërve u bë për veprat penale të "Vjedhjes me armë kryer në bashkëpunim", "Vjedhje", "Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", si dhe "Prodhim e shitje të narkotikëve. Ndërkohë policia thekson se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.