Ndarja e mandateve, Gjiknuri: Po politizohet KQZ, të garantohet kriteri i barazisë

Ngërçi i krijuar mes dy forcave kryesore politike PD-PS lidhur me cështjen e shpërndarjes së mandateve të deputetëve nuk mund të marrë zgjidhje nga asnjë institucion tjetër vecse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me Drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj deklaroi se është e pakuptimtë që të kalohet topi në Kuvendin e Shqipërisë, duke vlerësuar se ligjvënësi miraton produktin që sjell KQZ, nuk bën shpërdarjen e mandateve. Po kështu ai ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të mandateve të 2009-ës për mandatet e reja për zgjedhjet e qershorit të 2013, duke e vlerësuar si goditje të Kushtetutës dhe ilegalitet që në fillim të zgjedhjeve që vë në rrezik të gjithë procesin.“Informova Ambasadorët për disa çështje. Kishte të bënte dhe me vendimin e kolegjit zgjedhor si dhe disa cështje të tjera që kanë të bëjnë me përgatitjen e zgjedhjeve qoftë edhe për inisiativën e qeverisë për të lëshuar pasaporta ndaj kujdo duke shkelur ligjin për dhënien e shtetësisë. Për mandatet nuk është marrë vendimi nga KQZ për arsye që tani dihen. Një drejtuese teknike e institucionit merr përsipër dhe interpreton një vendim të KQZ, merr përsipër dhe i con parlamentit ndarjen e mandateve . Këtu dalin dy elementë, kontrolli dhe urdhërimi politik i KQZ dhe së dyti ngecja e topit Kuvendit në mënyrë krejt të paligjshme. Kuvendi miraton atë që sjell KQZ,  është ratifikues i një vendimarrje të KQZ, pra miraton ose refuzon kur ka arsye të caktuara. Parimi kushtetues është i rëndësishëm, barazia e përfaqësimit të popullsisë shqiptare, fotografimi vjen nga MB. Zgjedhjet po spatën transparencë dhe vullnet politik, njolloset procesi” tha ai.Gjiknuri theksoi se KQZ e ka mundësinë ta fusë në rend të ditës cështjen e mandateve dhe të bëjë të gjithë verifikimin e duhur, ndërsa shtoi se loja që po bëhet për të lënë në fuqi ligjin e 2009, është një tentativë për ta vrarë që në fillim procesin e  zgjedhjeve.“KQZ e ka mundësinë ta fusë çështjen e mandateve në rend të ditës, të bëjë verifikimin. Nuk kemi probleme me numrin, ne kemi bindjen se në gjithë Shqipërinë ka një votë kundër ndaj kësaj qeverie. Nuk kemi problem edhe nëse Kukësi bëhet me katër mandate, por është me rëndësi të ketë barazi përfaqësimi. Kemi kohë deri me 6 mars për ta bërë dicka të tillë. Po bëhet një lloj loje që të lihet në fuqi ligji i 2009, por në këtë mënyrë vritet që në fillim procesi i zgjedhjeve. Po nuk u ndanë mandatet nuk ka zgjedhje. Mazhoranca duhet të tregohet e përgjegjshme, të japë të dhënat. Janë ofeza për popullin shqiptar të ketë rritje të tillë popullsie në Kukës.Kuvendi smund të marrë përsipër të bëjë mandate sipas oreksit të tij. KQZ e ka të gjithë mudësinë ta fusë në rend dite dhe kjo cështje të marrë zgjidhje” u shpreh Gjiknuri.Sekretari për çështjet zgjedhore në PS ka bashkuar zërin me shqetësimet  e Ambasadorëve të akredituar në vend për politizim të KQZ, por gjithmonë sipas tij nga mazhoranca, duke vlerësuar se po ushtron një kontroll të pastër politik ndaj administratës së KQZ.“Fatkeqësisht mazhoranca po ushtron trysninë e saj ndaj administratës së KQZ. Administrata e urdhëruar nga mazhoranca paraqiti një projekt me KZAZ, kishte një konsensus, urdhrin politik e përthyen në akt ligjor. Kemi kontroll të pastër politik. Dhe më keq akoma maskarada që ndodhi me kolegjin zgjedhor. Duket qartë që Kryeministri  është marrë me gjykatën që të godasë obstruksionin politik. Konsensusi ishte edhe sikur mos të miratohej ajo, ato kishin 66 zona. Gjykata merret vetëm me interpretimin e rregullave kur ka konflikt mes palëve, por jo tek rregullat e lojës” tha ai.Zoti. Gjiknuri i është përgjigjur edhe akuzave të palës tjetër, se PS po përdor këtë taktikë si një aklivi për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve.Teksa deklaroi së të gjitha sondazhet konfirmojnë humbjen e qeverisë aktuale në 2013, ai tha kjo mjafton ky fakt, për të treguar se opozita është fokusuar terësisht në pregatitjen për marrjen e pushtetit.“Pse të ndërtojmë alibi kur ne pregatitemi për të marrë pushtetin? I kemi të gjitha shanset,  kemi një qeverisje të degraduar në cdo pikëpamje, si mund të mendosh që opozita po kërkon alibi kur është më mirë të fokusohet në fitimin e këtyre zgjedhjeve. Sondazhet kanë konfirmuar se nuk ka asnjë shans që mazhoranca të fitojë këto zgjedhje në mënyrë të ndershme. Berisha po kërkon të justifikojë cdo lloj mjeti për të manipuluar zgjedhjet. Nuk do të ketë mundësi, vullnetin popullor nuk e transformon dot, rezultati do të jetë i tillë që nuk e manipulon dot” theksoi më tej Gjiknuri. Kur mbetemi tek ruajtja e votës, deputeti socialist tha se PS po organizohet me cdo mjet dhe mekanizëm të saj demokratik , por ka hedhur poshtë zërat për formimin e një armate.“Po punojmë përditë, po organizohemi nga pikpamja elektorale, po përpiqemi të organizojmë një koalicion që siguron fitore, po informojmë ndërkombëtarët, ne nuk na intereson një fitore me konflikt. PS duhet të fokusohet se pse ka mision për të kryer rrotacion politik, Shqipëria është në kushte të vështira, por ka nevojë për një oksigjen tjetër politik.PS është strukturuar me njerëz të saj. Ne do marrim masat për të evidentuar zgjedhësit kudo që janë, për të verifikuar auditin, do kemi njerëzit tanë të trajnuar për KQZ. Nuk e shoh një organizim militar, këtu nuk bëhet garë me Berishën por me shtetin. E gjithë shteti është makineri elektorale e PD, duke ditur këto kushte jo të favorshme ne organizohemi me mjetet tona dhe mekanizmat tona krejt demokratike për të shkuar derë me derë dhe për të kërkuar votat e qytetarëve”deklaroi Gjiknuri.Sa i përket listave zgjedhore, Gjiknuri tha se vazhdon procesi me disa probleme teknike që do të ketë konkluzionin e duhur në ditët në vazhdim. Ndërkaq ai shprehu pakënaqësi edhe lidhur me vonesat e panevojshme për pregatitjen e procedurave për numërimin elektronik, ku vlerësoi se nëse gjithcka nuk shkon sic duhet duhet është në të mirë të gjithë procesit që të shmanget fare zbatimi i tij.“Ne i kemi marrë listat, auditi po bën punën e tij, jemi në proces, ka disa probleme teknike, është shpejt për të folur. Ka pas disa probleme me ndarjen zonave të votimit, por unë smund të pres lista qind për qind të sakta, mundësitë ligjore janë dhe patjetër ky proces do të ketë një konkluzion shumë shpejt. Më në fund KQZ ka filluar procedurat edhe për numërimin elektronik, shpresojmë të përfundojnë në kohë.  Dokumentët e shpallur nga KQZ janë të njëtët që ka rekomanduar PS në tetor, por sdua të bëj prognoza negative shpresoj të përfundojë në këtë muaj, zgjidhja duhet të jetë e pranueshme dhe e besueshme, nëse jo është shumë më mirë të mos përdoret fare. Vetëm me shtimin që bëri në mënyrë të njëanshme mazhoranca të KZAZ, janë shtuar tre të tilla në Fier që e bën më të vështirë dhe shton koston. Nuk dyshoj në cënim të procesit, por skam pse të mos marr parasysh një implikim në këtë proces” tha për Ora News Damian Gjiknuri.