Rama në Laprakë: Biznesi i vogël po falimenton, një votë për një Rilindje shqiptare
Heqja e menjëhershme e taksës së biznesit të vogël dhe stimulimi i sipërmarrësve të vegjël nga ana e shtetit, janë e vetmja mundësi për t’i dhënë frymëmarrje kësaj kategorie të biznesit, që nuk është gjë tjetër vetëm se një pjesë e madhe e familjeve shqiptare të vetëpunësuara, për të siguruar jetesën.Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka ritheksuar këtë qëndrim të palëkundur gjatë takimeve që ka pasur sot paradite me tregtarë të vegjël në zonën e Laprakës në kryeqytet. Ai e ka vënë theksin te situata e rënduar ekonomike që pasqyrohet qe nga lista marramendëse e borxheve e deri te rënia e xhiros, ulja e fuqisë blerëse, taksat e rënduara, etj.Nga ana e tyre tregtarët dhe përfaqësuesit e biznesit të vogël i kanë folur kreut të PS, për situatën dramatike që po kalojnë.Kryetari i Partisë Socialiste ka përsëritur angazhimin tashmë të njohur të opozitës për të hequr taksën e biznesit të vogël, që në 100 ditët e para të qeverisjes.“Taksën e biznesit të vogël ne do ta heqim. Ajo do krijojë një lehtësim sepse është një shifër mesatare vjetore që i jep një frymëmarrje me nxjerr kokën pak nga uji. Pastaj do riformulojmë gjithë skemën e tatim fitimit”, është shprehur Rama.Kryesocialisti ka folur për një politikë të re fiskale që do të bazohet te taksimi i ndershëm, si dhe për trajtimin e kësaj kategorie të biznesit si partnere në zhvillimin ekonomik të vendit.