Divorci Nano-Meta në PS, Kryemadhi flet për arsyet në 21-vjetorin e FRESSH

Një ditë para festës së 21 vjetorit të themelimit të FRESSH, Monika Kryemadhi, një ndër aktivistet kryesore të momenteve të para të themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist FRESSH, rrëfen detaje interesante të betejës politike midis të rinjvë të këtij formi dhe lidershipit të atëhershëm të PS. Në një intervistë të gjatë ajo thotë se fillimisht Partia Socialiste vendosi krijimin e forumit rinor për të barazpeshaur lëvizjes studentore rinore që ishte rreth PD.Kryemadhi ndalet edhe në pranverën e vitit 1993, kur sipas saj Ilir Meta u sulmua nga mazhoranca demokrate për ngjarjen e Poliçanit. Sipas kryemadhit, deputetët e PS nuk luftuan absolutisht për ta mbrojtur."Ne menduam asokohe, se lidershipi i PS kishte menduar, se i shkonte për shtat që Ilir Meta të burgosej dhe të përdorej nga PS si një element i rëndësishëm për fushatë, për të garantuar atë, që më pas e garantoi me burgosjen e Nanos", rrëfen Kryemadhi.Duke u ndalur tek arrestimi i ish kreut të PS, Fatos Nano, Kryemadhi deklaron se ka aluduar që Partia Socialiste po kërkonte një kurban, për të balancuar të gjithë retorikën antikomuniste, që po përdorte PD e Berisha kundër PS.“Unë kam aluduar, se u tentua që ky kurban të ishte Ilir Meta, por nuk ia dolën dhe më pas kurbani u bë pikërisht kryetari i PS, Fatos Nano", shton ajo.Ajo thotë se lufta Nano-Meta erdhi vetëm për shkak, se Nano nuk arriti dot ta kontrollonte Ilir Metën dhe se faktor i rëndësishëm në këtë përballje është edhe roli i të tretëve në këtë marrëdhënie.