Infrastruktura për paraplegjikët, mungon në rrugë, autobusë e institucione

Të privuar nga fati për tu ecur normalisht, personat me aftësi të kufizuar të cilët lëvizin me karrige me rrota përballem me një sërë problemesh infrastrukturore që jua bëjnë jetën dhe më të vështirë.Institucionet po ashtu dhe pushteti nuk plotësojnë as kushtet më minimale për këtë kategori. Në një intervistë për Ora News kryetarja e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve, Mybere Prizreni, u shpreh së është shumë e vështirë lëvizja e përditshme si në institucione apo në transportin publik për shkak të mungesës së rampeve.Por edhe në rrugë, semaforët me audio mungojnë, madje nuk ka patur as projekte pilote për instalimin e tyre. Situatë shqetësuese është fakti se edhe ndërtesat e reja të cilat po bëhen, apo Ministritë nuk kanë infrastrukturën e nevojshme që mund të ndihmonte aftësinë e kufizuar.