Peticioni ndaj Ramës, firmosin edhe pasardhësit e firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë
Pasardhësit e firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë i janë bashkuar iniciativës që i kërkon Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të lejojë deputetët e opozitës të votojnë 3 ligjet e integrimit.Kontribues në nismën "Pro Integrimit" janë bërë me firmat e tyre, pasardhësit e baballarëve të kombit Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Xhelal Koprencka, Abdi dhe Murat Toptani, Mithat Frasheri, Hajredin Cakrani, Veli Harci, Qemal Elbasani, Bedri Pejani, Lef Nosi, Mustafa Merlika, Salih Gjuka, Vehbi Agolli, Zihni Abaz Kanina, Nebi Sefa, Dhimiter Emanuel, Ali Struga.Duke iu bashkuar nismës së elitës shqiptare, këto personalitetet besojnë se nderojnë veprën e paraardhësve të tyre, firmëtare të deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.“Kërkesa për votimin e 3 ligjeve të integrimit nga zoti.Edi Rama është në të mirën e çdo shqiptari dhe kundër askujt. Duke mbështetur këtë lëvizje, pasardhësit e firmëtarëve të Pavarësisë thonë se ndihen të lënduar nga gjuha e urrejtjes që Kryetari i PS përdori kundër intelektualëve shqiptarë. Një gjuhë e njëjtë me atë që përdorte Enver Hoxha kundër elitës shqiptare, të cilën e ekzekutoi pa gjyq, e burgosi, e internoi dhe e eliminoi”thuhet në qëndrimin e tyre.Të njëjtin fat pësuan edhe pjesa më e madhe e themeluesve të shtetit shqiptar, firmëtarë të Deklaratës së Pavarësisë. Ne sot jemi të lirë dhe si 94 % e shqiptarëve, kemi zgjedhur rrugën tonë drejt familjes europiane! Zoti Rama, bashkohu me ne! Bashkohu me shqiptarët! " shprehen në kërkesën e tyre familjarët pasardhës të firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë.