Aksident në Lezhë-Laç, dy persona të plagosur nga përplasja e dy automjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2013, 17:19
Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti automobilistik të regjistruar pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë urës së Milotit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një makine tip Benz me një tjetër automjet tip Hummer, kanë mbetur të plagosur dy udhëtarët e Benzit, Kurt Aliu 60 vjeç dhe Flamur Mihana 38 vjeç.Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërkaq në vendngjarje ndodhen dhe forcat e policisë,ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.