Zgjedhje me standarde, Nishani: Sfidë kryesore, kultura politike e palëve politike

Problemi i vetëm dhe sfida e vetme për të garantuar zgejdhje të lira dhe të ndershme mbetet përmirësimi i kulturës politike mes palëve politike. Kështu ka konstatuar kreu i shtetit Bujar Nishani gjatë një interviste eksluzive në "Channel One". Sipas tij dhe pse temperatura do të vijë në rritje gjatë ditëve në vazhdim, partitë duhet të tregojnë përgjegjshmëri, për tu fokusuar më tepër në modelete e programeve që ata ofrojnë për qytetarët shqiptarë sesa në tensionimin e panevojshëm të klimës, madje në gjykimin e tij vetë shoqëria shqiptare është shumë më e maturuar në krahasim me zgjedhjet e mëparshme dhe do tu imponohet me cdo kusht politikanëve për të transmetuar një sjellje të pranueshme politike.E ndërsa institucioni për administrimin e procesit zgjedhor është përfshirë nga një valë sulmesh nga forcat politike, Presidenti i Republikës ka apeluar të shmangen paragjykimet para kohe  për punën e KQZ-së. Nishani vlerësoi se përballë misionit të rëndësishëm që ky institutcion ka përpara, atij i nevojitet mbështetje dhe jo presion politik, packa se anëtarët e tij janë zgjedhur nga politika.Anëtarët e KQZ-së kanë marrë pësipër një detyrë të rëndësishme.  Ata janë zgjedhur nga politika, por detyra e tyre duhet të bazohet  vetëm te misioni që kanë. Anëtarët e KQZ-së nuk duhet të ndikohen nga presionet politike dhe duhet ta bëjnë këtë insitucion të funksionojë. Institucioni i KQZ ka nevojë për mbështetje, duhet të kemi një KQZ me standarde sa më të larta. Të mos bëhemi para kohe gjykues për punën e KQZ-së, duhet të ketë besim mes palëve politike. Janë të gjitha mundësitë që zgjedhjet e ardhshme të jenë brenda standardeve. Forcat politike duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të drejta. Ne te kundert sa kohë nuk ekziston një besim konsoliduar mes palëve natyrisht që do mbetemi në këtë model që kemi” deklaroi ai.Duket mbetur sërish tek zgjedhjet, numri një i shtetit shqiptar renditi një sërë elementësh të insfrastrukturës zgjedhore në të cilët është investuar dhe përparuar dukshëm, e që sipas tij rrit shansin për të qenë optimist për një proces zgjedhor konform atyre standardeve të kërkuara edhe nga ndërkombëtarët, por theksoi si kryefjalë të kryefjalëve ndërgjegjësimin e politikës për të pranuar rezultatin final, në favor apo në disfavor të njërës palë apo tjetër qoftë.“Së pari e urojmë të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Së dyti  besoj se janë të gjitha mundësitë. Pjesa e parë zgjedhore ka të bëjë me infrastrukturën, sic janë listat. Me mënyrën që kemi baza dhe burimi janë të sigurta, procesi korrektues është në dispozicion të qytetarëve për tu verifikuar cdo mangësi. Një element tjetër që ka pësuar ndryshim pozitiv janë dokumentët e identifikimit.Tashmë si pasaporta dhe karta e identitetit janë elementë të sigurtë dhe të pamanipulueshëm. Një element tjetër është procesi i numërimit të votave. Sfida kryesore mbetet kultura politike, e palëve politike. Qytetarët shqiptarë e kanë deklaruar se janë qytetarë që sillen në mënyrën më të mirë të mundshme, pjesa tjetër mbtetet mes palëve politike, shpresoj të shmangin një fushatë negative dhe së fundi secila nga palët të ndërgjegjësohet për pranimin e rezultatit, cilido qoftë ai.Nëse një miratimi i një kodi etik mund të bënte rregullatorin përgjatë fushatës elektorale për të zbutur sadopak gjuhën ndaj njëri-tjetrit, Presidenti mbetet skeptik pasi sipas tij kodi etik është një kod i përgjithshëm  dhe nuk detyron dot palët ti qëndrojnë rigoroz zbatimit të tij.“Stafi i Presidentit po punon për këtë cështje, por kodi i etikës është një kod i përgjithshëm, nuk detyron dot palët ti qëndrojnë rigoroz zbatimit. Besoj se një kod i tillë mund të arrihet, por kjo i mbetet partive politike sesa vullnet ato kanë” theksoi Nishani.Zoti. Nishani ka preferuar të qëndrojë larg tymnajës politike edhe lidhur me cështjen e dështimit në marrjes së statsusit kandidat, duke nguruar të drejtojë gishtin nga përgjegjësi lidhur me këtë cështje. Megjithatë për të mbetet e  pakuptimtë mungesa e vullnetit politik për të kaluar dy ligjet dhe rregulloren e parlamentit.“Ata të cilët janë gjykatësi real janë qytetarët, ata kanë një mundësi të vetme në katër vjet në qëndrat e votimit. Ne përmendim termin proces dhe është i tillë. Në vitin që përmbyllëm Shqipëria priste marrjen e statusit, me rëndësi është që janë realizuar arritje të evidentueshme në radhë të parë nga qytetarët, së dyti nga KE. Procesi smund të jetë kurrsesi i kontribut vetëm i njërës palë, por e quaj të pakuptimtë mungesën e vullnetit politik për të kaluar dy ligjet dhe rregulloren e parlamentit.Përfituesi real i të gjitha etapave në radhë të parë janë institucionet e shtetit shqiptar, janë qytetarët që përfitojnë shërbimet ndaj institucioneve. Përfituesi është qytetari dhe kontributorët janë të ndryshëm, kryesorët janë klasa politike si dhe sjellja e institucioneve në zbatim të tyre. Përfshirja e të gjitha palëve në këtë dinamikë është një detyrim” tha ai.Presidenti Nishani nuk ka lënë jashtë loje edhe shoqërinë civile, duke u treguar kritik ndaj saj për të qënit më aktive, e hapur dhe më e larguar nga palët politike.Gjatë intervistës me drejtoren e Informacionit të Chanel One, Klara Dervishi, Nishani mohoi ekzistencën e një ideje për thirrje të një tryezë politike mes palëve poltike dhe Presidentit.“Nuk ka pasur asnjë ide të tillë, nuk ka pasur se nuk ka qenë cështja tek komunikimi mes palëve, ka pasur raste ku kanë komunikuar dhe negociuar, nga ana tjetër janë ceshtje të sjelljes institucionale të këtyre partive” u shpreh Presidenti Nishani.