Plagosja e shefit të Burrelit, Burgaj vizitë në Spitalin Ushtarak

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj ka vizituar në spital shefin e krimeve të Burrelit, Musa Skura. Burgaj po ndjek nga afër gjendjen shëndetësore të shefit të krimeve të Burrelit, e cila paraqitet e rëndë dhe pritet të dërgohet për mjekim më të specializuar në Itali, pikërisht në spitalin e Foxhias “Padre Piu”. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore e lejon transportimin e tij deri në Itali.Më herët shefi i krimeve u vizitua nga Ministri i brendshëm Flamur Noka, i cili deklaroi për mediat se qeveria shqiptare është e vendosur të shpërtojë jetën e tij, ndërsa shtoi se ka një hetim per ngjarjen, por pa dhene detaje rreth tij.Musa Skura u plagos ditën e djeshme gjatë një operacioni kundër trafikut të armëve.Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat njoftoi se ka arrestuar autorët e dyshuar të plagosjes shtetasit; Fitim Hashim Alla, 19 vjeç, banues në fshatin Rripe të rrethit Mat dhe Vilson Petrit Milkurti, 18 vjeç, banues në fshatin Suç, të rrethit Mat.Po kështu policia bëri me dije se në afërsi të vendit të ngjarjes, janë kapur e shoqëruar edhe 2 autorë të tjerë të dyshuar, Edison Sinan Lleshi, 18 vjeç dhe shtetasi me inicialet A. Ll., vjeç 15, që të dy nga fshati Dom, rrethi Mat, ndërsa ë shtë shpallur në kërkim shtetasi Riza Xhemal Barçi, drejtues i mjetit furgon përmes të cilit është transportuar municioni luftarak, i cili do të shitej më pas.Për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje është ngritur një grup i posaçëm, me pjesëmarrjen e ekpertëve nga Drejtoria për Krime të Rënda në Policinë e Shtetit, ekspertëve të Policisë Shkencore, si dhe strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda.