Kosovë, 'maskat" frikësojnë banorët në kufi me Shqipërinë
Në brezin kufitarë me Shqipërinë tani e tutje do të ketë patrullime të përbashkëta të Policisë së Shqipërisë dhe të Kosovës dhe shkëmbim informacioni në baza ditore e sipas nevojës edhe më shpesh.E gjitha kjo sepse natën e kaluar dy persona të dyshuar me maska në kokë dhe të armatosur, njëri me kallashnikov e tjetri me thikë kanë kërkuar para nga disa banorë që po rrinin para një dyqani në fshatin Orqushë, që ndodhet afër brezit kufitar me Shqipërinë.Patrullimi i përbashkët ka të bëjë me dyshimin e bazuar se të dyshuarit mund të jenë nga fshatrat e shtetit shqiptar pranë brezit kufitar, ndërsa policia e Dragashit është zotuar të kryejë hetime në territorin e komunës së Dragashit sepse tani për tani nuk dihet se kush janë autorët e këtij rasti.Dy të armatosurit, për të krijuar frikë dhe panik kanë shtënë me armë në drejtim të panjohur. Krismat kanë alarmuar banorët e fshatit të cilët janë mbledhur ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të kallashnikovit.Ndërkaq në vendkalimin kufitar afër fshatit Orqushë, vazhdon puna në mënyrë normale.Marrë nga Kosova Press