Dy Mitrovicat nisin dialogun për ndërtimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2014, 07:24
Kosovë - Sot do të nisin takimet trepalëshe – Qeveri, Mitrovicë Jugore dhe Mitrovicë Veriore – që për synim kanë evitimin e ndërtimeve politike, të cilat kanë prodhuar tensione ndërmjet shqiptarëve e serbëve.Procesi pritet të ofrojë edhe një projekt konkret si do të duken brigjet e lumit Ibër që ndan Mitrovicën.Dardan Gashi, ministër i Ambientit dhe i Planifikimit Hapësinor, i ka thënë gazetës të hënën se ndërmjet dy komunave në qytetin e Mitrovicës nuk është vetëm problem i urave e shesheve.“Nesër në Prishtinë bisedohet ekskluzivisht për temat që janë kompetencë e ministrisë, që kanë të bëjnë me dy ligjet, atë të ndërtimit dhe ligjin për planifikim hapësinor”, ka thënë ministri Gashi.Marrë nga Koha Ditore