Koalicioni LDK-AAK-Nisma s’e do "Vetëvendosjen", drejtuese të dialogut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2014, 07:20
Kosovë - Blloku LDK - AAK - Nisma nuk e pranon kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje që dialogun me Serbinë ta drejtojë subjekti që e udhëheq Albin Kurti si dhe që Marrëveshja e 19 prillit e vitit të kaluar të dërgohet në Komisionin e Venecias.Këto janë dy nga pesë pikat e një aneksi që lëvizja Vetëvendosje e ka nxjerrë në tavolinë në takimin e së hënës. Me tri pikat e tjera LDK - AAK - Nisma janë pajtuar, shkruan Koha Ditore.Nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur të martën për gazetën lidhur me ngecjet në takimin me përfaqësuesit e subjekteve të tjera.Marrë nga Koha ditore