Kosovë, reagon Thaçi: Kreu i parlamentit do të jetë nga PDK-ja
Kosovë - Pasi është larguar nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Hashim Thaçi, iu kthye këtij zhvillimi edhe një herë në Facebook. Ai tha se në mbledhje u shkel Kushtetuta, ndërsa insiston që Kryeparlamentari do të jetë nga radhë e PDK-së, pavarësisht se Kryesia vendosi që LDK, AAK dhe NISMA kanë grupin më të madh parlamentar.Në postimin e tij në Facebook, Thaçi thotë se do të vazhdojë përpjekjet edhe për të formuar qeverinë."Sot mora pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në të cilën ishin të ftuar kryetarët e partive politike.Që në fillim kishte përpjekje për devijim nga verdikti i popullit, i shprehur me 8 qershor.Mbledhja vazhdoi me shkelje të rregullores së Kuvendit, të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, të cilat përcaktoinë deçidivisht dhe saktë grupin më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.Mbledhja vazhdoi me shkelje të të gjitha praktikave të mëhershme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Edhe njëherë dua t'i siguroj të gjithë qytetarët si dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se ne do të marrim pjesë në seancë konstituive të thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës me datë 17 korrik, duke zgjedhur kryeparlamentarin të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe të vazhdojmë me formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Askush nuk do të lejohet të përmbys vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. HTH"