Aksidenti në Rudarë, kosovarët e plagosur kthehen në Kosovë
Kosovarët e lënduar në aksidentin në Rudarë të Kurshumlisë kur autobusi, me të cilin udhëtonin për Austri doli nga rruga, janë kthyer në Kosovë dhe nuk kanë pasur lëndime të rënda. Kështu ka deklaruar, Muhamet Brajshori, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.Sipas tij, asnjëri prej të lënduarve nuk është në rrezik për jetë, madje siç tha ai, vetëm njëri nga këta persona ka mbetur në spital të Nishit të Serbisë pas operacionit që ka pasur.Kurse, mjeku Muhamet Hoti, nga Qendra e Mjeksisë Familjare në Podujevë tha se të lënduarit nuk kanë pasur ndonjë lëndim të rëndë, dhe siç pohoi ai shumica janë liruar në shtëpi.Ndryshe aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes në utobusin e linjes Salzburg – Prishtinë me të cilin udhëtonin 49 pasagjerë.Marrë nga Kosova Press