Kosovë, nesër në orën 10:00 seanca konstituive e Kuvendit me 4 pika në axhendë
Prishtinë- Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Legjislatura V, mbahet nesër në orën 10:00.Me njoftimin zyrtar nga Kuvendi i Kosovës sapo u dërguar edhe axhenda e seancës:1.Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;2.Dhënia e betimit të deputetëve;3.Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare;4.Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.Shumica e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës 120 anëtarësh tashmë kanë tërhequr materialet për seancën konstituive. Në materiale përfshihet përfundimi i Kryesisë së Kuvendit, në bazë të të cilit përcaktohet rendi i ditës dhe skema e vendeve të deputetëve.“Ndarja e ulëseve në Sallën e seancave plenare do të jetë, si në vijim: 1.1.Në mes të sallës ulen deputetët e Grupit Parlamentar LDK-AAK-NISMA, 1.2. Në anën e djathtë (nga këndi i kryesuesit të seancës) deputetët e Koalicionit PDK-PD-LB-PSHDK dhe PKK, 1.3. Në anën e majtë (nga këndi i kryesuesit të seancës) deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët e komuniteteve”, saktësohet në përfundimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit, të çertifikuara nga KQZ në 4 korrik, koalicioni i PDK-së ka 30,38 % të votave – 37 deputetë , ndërsa LDK 25,24 % – 30 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 13,59 % – 16 deputetë, AAK 9,54% – 11 deputetë, Nisma për Kosovën 5,15% – 6 deputetë.Nga subjektet e komuniteteve pakicë, Lista Srpska (Srpska Lista) ka 5,22% të votave – 9 deputetë, Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Türk Partisi) 1,02% – 2 deputetë, Koalicioni Vakat i komunitetit boshnjak (Koalicija Vakat) 0,89% – 2 deputetë.Sot u njoftua zyrtarisht se ka përfunduar procesi i regjistrimit të gjithë deputetëve të Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me të gjitha procedurat.Për shkak të interesimit të madh për seancën konstituive të Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës sot është kërkuar nga të gjitha mediat e interesuara, të cilat nuk kanë gazetarë të akredituar në Kuvend, të bëjnë akreditim njëditor për nesër.ATSH, me korrespondentin në Prishtinë, është e akredituar në Kuvendin kosovar gjatë të gjitha pesë legjislaturave në Kosovën e lirë e edhe më herët, në kohën e lëvizjes gjithëpopullore e luftës për liri e pavarësi. Raportimet me lidhje telexi, e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 majit të para 22 viteve shënonin fillimet e korrespondenturës së ATSH në Kosovë.Në Kosovë, zgjedhjet parlamentare në 8 qershor 2014, të vlerësuara ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë, ishin të pestat në liri, të dytat në pavarësi.Në Kosovën e lirë nga qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 nëntor 2001.Legjislatura e Tretë ishte ajo që ka hyrë në histori me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, të njohur deri tash nga 107 shtete anëtare të OKB-së.Marrë nga: ATA