Haradinaj: S’ka kthim në pikën zero
Kosovë - Treshja e koalicionit Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë takuar sot për të diskutuar rreth hapave tjerë në kompletimin e kryesisë së Kuvendit, trupave punuese të tij dhe pastaj për formimin e Qeverisë së Kosovës.I mandatuari i bllokut LDK-AAK-Nisma, për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk ka kthim në pikën zero, po ka vazhdim të seancës dhe kompletimit të kryesisë së Kuvendit dhe pastaj formimit të Qeverisë.Pas takimi që treshja e zhvilloj në zyrën e kryetarit të Kuvendit Isa Mustafa, Haradinaj tha se ky ishte një takim pune i partnerëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma, me kryetarin e Parlamentit Isa Mustafa, ku kanë biseduar për etapat që i presin për përgatitjen e vazhdimit të ndërtimit të institucioneve përfshirë edhe punët që i presin pas seancës.Haradinaj thotë se ata e shohin që seanca e kaluar e ka kryer një pjesë të punës së vet, zgjedhjen e kryetarit dhe të një nënkryetari, por ai thotë se nuk ka kthim në pikën zero nga Gjykata Kushtetuese, sipas ankesës së PDK-së.Pretendenti për ta drejtuar Qeverinë e ardhshme, thotë se është jam i mirë që bashkësia ndërkombëtare u jep mbështetje atyre.Ndërsa, dalja në opinion e disa kushteve që ‘Lista Srpska’ u ka vënë bllokut, në mënyrë që t’i përkrah në të ardhmen, Haradinaj tha se ai ende nuk i ka parë ato kushte.Haradinaj ka ritheksuar përsëri se ka mundësi të bashkëpunimit me Vetëvendosjen në të ardhmen, pasi kanë pasur biseda përmbajtjesore edhe pse e kanë ditur se e kanë mbështetjen e minoriteteve.Kreu i AAK-së tha se qeveria e udhëhequr nga ai, do të bashkëpunoj me të gjithë duke përfshirë edhe opozitën e ardhshme, që sipas tij, është PDK-ja.Marrë nga Kosova Press