Hollanda përgjegjësi për masakrën serbe në Bosnje
Holanda është përgjegjëse për masakrën e Srebenicës. Kështu ka vendosur një gjykatë në Hollandë, duke u shprehur se vendi është përgjegjës për vrasjen e 300 boshnjakëve myslimanë gjatë luftës së Bosnjës në korrik të vitit 1995.Sipas vendimit të gjykatës, trupat paqëruajtëse të Hollandës kishin dështuar në mbrojtjen e popullsisë boshnjake kur qyteti u rrethua nga ushtria serbe e Bosnjës. Më shumë se 7 mijë persona humbën jetën në total, ndërkohë që boshnjakët të cilët ishin strehuar nga holandezët, iu dorëzuan serbëve.Srebrenica është konsideruar si masakra më e egër në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Në vendimin e fundit, nisur nga të afërmit e viktimave me emrin "Nënat e Srebrenicës", gjykata tha se forcat paqëruajtëse holandeze, nuk kanë bërë aq sa duhet për të mbrojtur 300 boshnjakët myslimane dhe duhet të ketë qenë në dijeni të potencialit për genocid në vend. Gjyakta tha se shteti holandez duhet të pranojnë një shkallë të përgjegjësisë për atë që ndodhi dhe të paguajë kompensim për familjet e 300 viktimave.Korrespondentja e BBC, Anna Holligan , e pranishme në sallën e gjyqit, thotë se ky vendim ishte vertete shumë domethënës dhe i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm për nënat dhe gratë e viktimave, pasi Hollanda është denuar vetëm për 300 viktima, ndërkohë qe më shumë se 7 mijë persona u vranë në Bosnje. Kjo do të thotë se vetëm familjarët e 300 viktimave do të kompensohen dhe pjesa tjetër jo. Në luftën e viteve 1992-1995, boshnjakët e zonave përreth u strehuan në qytetin e Srebrenicës, pasi ushtria serbe boshnjake nisi një fushatë etnike spastrimi, për të dëbuar popullatat jo-serbe.OKB e shpalli Srebrenicën "zonë e sigurtë" për civilët në vitin 1993, por në korrik te 1995, pas më shumë se dy vjet nën rrethim, ushtia serbe mori kontrollin. Mijëra persona i strehuan në bazën e OKB, jashtë Srebrenicës, në Potocari, aty ku paqeruajtësit hollandezë ishin të stacionuar. Megjithatë, ushtarët hollandezë u thanë atyre se do të jenë të sigurt, por më pas i lanë në duart e serbëve.Gratë dhe femijët e vegjël u transportuan në një zonë me shumicë boshnjake, ndërkohë që me shumë se 7 mijë burra dhe djem të rinj u hoqen nga baza e holandezëve nga ana e serbëve dhe me pas u vranë. Shumë prej eshtrave të tyre ende qëndrojnë në varrezat masive në lindje te bosnjes, ndërkohë që dy nga figurat kryesore të udhëheqjes serbe boshnjake të kohës së luftës - si Radovan Karaxhiç dhe gjenerali Ratko Mlladiç - janë në gjyq për krime lufte në gjykatën e OKB në Hagë.