Shkup, protestuesit kërkojnë lirimin e 6 të dënuarve, shkarkimin e ministres dhe prokurores
Shkup- Këshilli i familjarëve të të dënuarëve për rastin "Monstra" dhe këshilli i protestave të sotme shpalosi për herë të parë disa kërkesa nga protesta.Daim Luçi nga Këshilli i Familjarëve të dënuar për “Monstra” shpalosi këto kërkesa:Shpalljen e pafajsisë, lirimin dhe dëmshpërblimin e gjashtë të dënuarëve për rastin “Monstra”.Shkarkimin e menjëhershëm të prokurores Gordana Geshovska dhe të gjykatësit të këtij rasti, dhe ndjekjen e tyre penale,Dorëheqjen e Ministres së Brendshme Gordana Jankulovska, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare;Lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarëve në protestat e fundit në Shkup dhe Tetovë,Këshilli i bëri thirrje partive politike që të jenë me popullin në këto momente të rëndësishme, dhe jo siç thuhet me ata që diskriminojnë.I bëhet thirrje faktorit ndërkombëtar që të jenë më aktiv në instalimin e shtetit të së drejtës dhe afirmimin e vlerave të drejtësisxë dhe vlerave universale.Marrë nga Agjensia e Lajmeve INA