Këshilli i Europës: Kosova nuk ka heqje vizash këtë vit, ka ende punë për tu bërë
Gjatë kësaj jave pritet që Këshilli i Evropës të publikojë raportin e radhës për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pavarësisht faktit se gjatë takimit të fundit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, procesi u përshkrua si mjaft optimist, njohësit e integrimeve evropiane shprehen se nuk pritet që ky proces të përfundojë shpejt, pra nuk pritet një raport pozitiv edhe për 2014, e rrjedhimisht nuk do të ketë heqje vizash.Njohësi i integrimeve europiane, Emrush UJkani është shprehur për mediat në Prishtinë se liberalizimi I vizave me Kosovën nuk pritet të ndodhë as këtë vit dhe kjo për faktin se institucionet ende kanë punë për të bërë.Sipas tij, janë dy situate që ndikojnë drejtpërdrejt në këtë proces: së pari, gjendja politike aktuale në Kosovë dhe së dyti, vetë BE-ja është në procesin e rikrijimit të institucioneve dhe posteve më të larta të saj. BE pritet të vlerësojë ecurinë e disa proceseve në Kosovë, mes të cilave zgjedhjet e 8 qershorit por ende Kosova ka shumë për të bërë.Në bazë të udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, një numër prej 90 kërkesash individuale përfshijnë një numër standardesh të cilat Kosova është dashur t'i plotësojë, ku sigurisht zgjedhjet dhe rezultatet e tyre, formimi I qeverisë së re, janë ndër më të rëndësishmet. Sipas ekspertëve, shumë problem që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave, nuk mund t‘i adresohen BE-së për shkak të mungesës së qeverisë prej 2 muajsh dhe kjo mund të rezultojë shqetësuese për Europën.Gjithsesi në takimin e fundit mes qeverisë në Prishtinë dhe shefit të zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, ky proces u përshkrua me nota pozitive. Gjithsesi më 23 apo 24 korrik, pritet që Bashkimi Europian të bëjë publik vendimin e tij për Kosovën.