Edita Tahiri: Më 22 korrik, plani për heqjen e `Parkut të Paqes`
Kosovë- Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri thotë se më 22 korrik do të ketë një takim të ri në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, nga ku edhe do të dalë plani për largimin e “Parkut të Paqes” në Mitrovicë.Në një intervistë për RTK, Tahiri tha se takimi i djeshëm dështoi për shkak të palës serbe, e cila sipas saj, nuk ishte e përgatitur.“Jemi pajtuar të takohemi më 22 korrik dhe se kishte një pajtueshmëri që të ketë një moratorium pra që të mos ketë zhvillime tjera destruktive derisa takohen palët për të bërë një plan me ç’rast ai plan do të parasheh heqjen e këtij parku të Paqes nga ura e Ibrit, pastaj edhe ndalesën apo rrënimin e çfarëdo tjerash parqesh e pengesash që janë bërë në këtë kohë dhe më pas ura të funksionalizohet për lëvizjen e lirë”, tha Tahiri.Ndërkohë Bashkimi Europian ka lëshuar një njoftim për media pas takimit të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.Gjuriç, sipas mediave serbe, ka bërë me dije se delegacionet nuk kanë biseduar direkt, por ndaras me bashkëpunëtorët e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton.Ndërkaq Ashton, pas takimit të palëve në lidhje me problemin e urës në Mitrovicë, ka thënë se është arritur pajtimi që të dyja palët të formojnë grupe punuese të cilat do të takohen më 22 korrik në Bruksel.“U apelojmë të dyja palëve që të shmangen nga çdo veprim në dhe rreth urës në Mitrovicë dhe në urat tjera pa marrëveshje paraprake”, thuhet nga kabineti i Ashton.Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Djuric ka thënë se Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka refuzuar t’ia japë dorën në korridoret e ndërtesës së shërbimit të jashtëm të BE’së.Ai ka thënë se bisedimet janë zhvilluar në atmosferë të tensionuar.”Atmosfera ka qenë jashtëzakonisht e rëndë, zonja Tahiri ka refuzuar të më japë dorën në korridor” ka thënë ai.Madje sipas tij delegacionet nuk janë takuar fare për të biseduar në mënyrë direkt por këtë e kanë bërë nëpërmjet bashkëpunëtorëve të të Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton./RTK/