Kosovë, "Vetëvendosje" s'e përjashton hyrjen në qeveri bashkë me “Lista Srpska”

Kosovë - Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së VV-së në qeveri, edhe në rast se aty do të jetë “Lista Srbska”.Ai ka lënë të kuptohet se e rëndësishme është vetëm që të pranohen kushtet e Vetëvendosjes.“Nëse ajo qeveri vjen dhe na thotë se do të jemi në koalicion me “Srbska” dhe thotë se veprimi i parë është themelimi i Asociacionit, atëherë VV nuk hyn aty”, ka thënë Ymeri.Ai ka thënë se përgjigjia e saktë e VV’së për këtë çështje, mund të jetë pasi të ndodhin takimet, ku la të kuptohet, se në to do të jetë e pranishme edhe Lista Sbrska.“Mendoj se përgjigjen e saktë mund ta jap pasi të bëjmë takimet dhe të shohim se ç'po ndodh”, tha Ymeri.“Në një rast të tillë do ta shohim se çka do të bëjë ajo qeveri. Por po them se nëse një qeveri i pranon kriteret e VV-së, atëherë VV-ja është e gatshme të hyjë aty; nëse pranohen, atëherë VV-ja është e gatshme”, ka thënë ai.Ymeri ka thënë se kjo parti nuk ka besim tek liderët e koalicionit.Ai ka thënë se Vetëvendosje është e interesuar të dijë se ç'politika do të ndjekë qeveria e jo e cilët emra do të jenë nëpër zyra.“Vetëvendosje do të jetë e pakompromis ndaj cilitdo të korruptuar, pavarësisht nga cila parti vjen”, tha Ymeri në emisionin “Politico” të Rrrokum TV.Ai ka thënë se VV-së i është ofruar posti i Kryeministrit, por nuk i beson kësaj partie dhe mendon se duhet të largohet nga pushteti.“Vetëvendosje ka kapacitet për të udhëhequr kryeministrinë por me PDK-në nuk duam të bashkëpunojmë, sepse aspak nuk i besojmë dhe mendojmë se PDK-ja nuk duhet të jetë kurrsesi në pushtet”, ka thënë Ymeri.“Ideja e pjesëmarrjes ka qenë që të bëhet një qeveri me 4 parti politike, natyrisht me ide të tjera nga ato që janë tani”, tha Ymeri.Marrë nga Gazeta Express